Nesër në orën 11, Albin Kurti në Zyrën e Kryeministrit

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Të martën në orën 11:00, Albin Kurti edhe formalisht do ta pranojë mandatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të jetë aty për ta pritur, megjithatë ish-zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli është angazhuar në detyrën e fundit qeveritare.

Pacolli do t’ia dorëzojë nesër në orën 11:00 Kurtit mandatin e Kryeministrit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme