Jetlir Zyberaj, Këshilltar i Ministrit të Jashtëm në Detyrë, Behgjet Pacolli, është shprehur i bindur se koalicioni NISMA-AKR-PD përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zyberaj ka falënderuar 42 mijë qytetarët që votuan këtë koalicioni.
“Koalicioni ynë përfundimisht u konfirmua si pjesë e Kuvendit të Kosovës. Faleminderit më shumë se 42 mijë qytetarëve të Republikës”, ka shkruar ai.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, (KQZ) Valmir Elezi ka treguar se procesi i rinumërimit sipas vendimit të PZAP’së do të përfundojë sot.
“Procesi i rinumërimit të 1407 vendvotime sipas vendimit të PZAP-it do të përfundonë sot (e diele). Janë vetëm edhe 37 vendvotime që do të rinumërohen sot”, ka thënë Elezi.