Jetlir Zyberaj, ish këshilltar i ish ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se në katër vjetët e fundit në secilin takim ndërkombëtar u është thënë se Kosova duhet të bëjë një kompromis për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.
Ai ka theksuar se Serbia është pajtuar që ta njohë Kosovën dhe se sipas tij kosovarët duhet të përgatiten për çmimin e saj, transmeton Klan Kosova.
“Çlirimi dhe pavarësia e Kosovës ishin një histori e koordinuar me Perëndimin, kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Tani po flasim për ta bërë Serbinë që ta njohë Kosovën. Të gjithë liderët e dinë që kjo kërkon një konsensus në Kosovë për çështjet që do të ngrihen, përfshirë ofertën që duhet të bëjmë në procesin e negociatave që do të sigurojë njohjen”, ka thënë Zyberaj përmes Facebook.
“Politikanët po flasin me naracionin populist dhe me frymën në mediat sociale, por ata duhet të jenë transparente dhe të përgatisin publikun për kompromisin që do të bëjë Kosova kur Serbia të japë njohjen e Kosovës. Çmimin e njohjës. Kjo është çështja krejt. Në secilin takim ndërkombëtar na ështê bërë e qartë ( së paku në 4 vitet e fundit) se Kosova duhet të jap një kompromis për marrëveshjen, sepse Serbia e ka garantuar pjesen e vet: Njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe Sovran”.