Këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas deklaratave të u.d ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se është në dijeni se kush po i organizon faljen e namazit në shesh.
Statusi i tij?
Sa mendova që Sveçla ia paska nisur të hyjë në rrjedha të punës dhe paska siguruar informacion tepër sekret se kush po e organizon faljen në shesh, menjëherë e demantuan. Po i shkon kapedanit mandati pa mësuar gjë. Hard disku i hupi. Pacolli i pështillej. Provën e protestuesve nuk e pa. Organizimin e sotëm ia atribuoi një publicisti.
Aktualisht garant është me llupe në duar kishe po e analizon atë “fletushkën” e dramës së re politike të quajtur “kërcënim”.
Ky është fundi i turpshëm i tyre dhe me lojëra të rrezikshme, me çdo mjet propagandistik, tash do të provojnë ta tensionojnë situatën politike. Por, fatmirësisht, asnjë njeri i arsyeshëm më nuk po i merr seriozisht!