Këshilltari i Thaçit ironizon me Kurtin, po e ndjej njëfarë mungese për të

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i presidentit të vendit Adil Behramaj ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit gjatë ditës së premte, ku ai u shpreh se presidenti Thaçi duhet të jap dorheqje dhe të i kthehet fushatës eletrorale.
Behramaj u shpreh se Kurti me deklaratat e tij po prpiqet të duket si Eskili i Greqisë antike e më shumë po duket si enverist i vogël.


Postimi i plotë:


“Diqysh po më duket që po e ndjej njëfarë mungese për Kurtin qysh tash kur po e mendoj që së shpejti mund të mos jetë as kryeministër në detyrë. Jo mungesë për keqqeverisjen e tij, mos të keqkuptohemi. Por, për Kurtin si lodër politike që shpeshherë na bënë të qeshemi me zë! Do të më mungonin shumë këto fjalimet e tij nga foltorja e kryeministrit, ku përpiqet të duket sikur të ishte Eskili i Greqisë antike, duke i dhënë zor t’i thotë fjalët e shekullit, që audienca e tij ta përjetojë epokën e re të zjarrit. P.sh. sot aq poetike e kishte retorikën teksa fliste për pandeminë, të rimuar e ritmike, saqë vetëm qëndrimi e tradhtonte dhe e bënte të dukej si një enverist i vogël. Nganjëherë aq shumë lë përshtypje që është ngatërruar në labirintet e mendimit, saqë vetja i duket sikur po flet në ndonjë agorë të poliseve greke.

Jam i bindur që në një punë si cicëron i ndonjë muzeu, shumë më i përmbushur do të ndjehej edhe vetë si njeri”!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme