Këshilltari i ish presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, i ka reaguar Albulena Haxhiut të VV-së pas deklaratave të mbrëmshme.
Behramaj thotë se deklaratat e Haxhiut dëshmojnë se Vetëvendosje i kanë prekur zonat më të errëta të idiotizmit dhe nuk turpërohen fare.
Ai ndryshe thotë se LVV plason deklarata të krisura dhe pafytyrësi i përsërisin.
Postimi i plotë nga Behramaj:
Albulena Haxhiu mbrëmë na qenka shfaqur si eksperte e tendencave, duke thënë se “ka pas tendencë nga Thaçi që ta shpëtojë vetën dhe t’i çojë të tjerët në Hagë”.
Deri sa nuk turpërohen për këto deklarata të krisura dhe me pafytyrësi i përsërisin edhe pasi ai veç është tashmë në Hagë, krejt treguesit e tendencës dëshmojnë se këta të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë prekur edhe zonat më të errëta të idiotizmit!.