Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton ka bërë të ditur sot se Amerika nuk përfshihet në idenë për këmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë, shkruan Indeksonline.
Këtë e ka bërë të ditur në samitin që po mbahet në Kiev të Ukrainës.
“Uashingtoni nuk peshon asnjë ide për të shkëmbyer territorin mes Serbisë e Kosovës. Mendoj se këto po bëhen vetëm për të penguar ndonjë ambicje” ka thënë Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.