Fëllanza Podrimja, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar ndihmës-sekretares amerikane e shtetit, Victoria Nuland, e cila e falënderoi Serbinë për mbështetjen e dhënë për Ukrainën.
Ajo në Twitter ka ironizuar me Nuland duke shkruar se Serbia ka marrëdhënie të “shkëlqyera: me fqinjët e saj”.
“Epo, nuk është e vërtetë…Serbia ka marrëdhënie jo vetëm të mira, por edhe të SHKËLQYERA me fqinjët e saj. Sidomos kur dërgoni tanke në kufi dhe fluturon MIG29…”, shkroi ajo në Twitter.
Më pas ajo e ka fshirë postimin. Por, “twetti” është bërë “kapur” nga mediet.
Victoria Nuland përmes një postimi në Twitter njoftoi se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“E kënaqur të flas me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku falënderova Serbinë pas mbështetjes së saj për Ukrainën dhe përkushtimin e sa në stabilitetin rajonal. Ne mirëpresim marrëdhëniet e mira të Serbisë me fqinjët dhe përparimin e vazhdueshëm në rrugën e saj evropiane”, shkroi ajo.