Ish-gazetarja, Arbana Xharra, tash Këshilltare e Kadri Veselit, ka komentuar refuzimin e vizës për Ramush Haradinajn, duke thënë se kjo është shenjë e izolimit të Kosovës.
Ajo ka thënë se krejt kjo po ndodh pasi udhëheqja e Kosovës ia ka kthyer shpinën Amerikës.
“Amerika na e dha mesazhin e qarte, a mos keni prite qe tash e tutje edhe ne “shetitje” neper Washington ju dergon?! Fatkeqesia ketu nuk eshte qe kryeministri Ramush Haradinaj dhe te tjeret pas tij qe mund te mos marrin viza, por izolimi i tere Kosoves, stagnimi ne fazen me te rendesishme te saj”, ka shkruar Xharra, në një status në Fb.
Ramush Haradinaj ka thënë se e do Amerikën dhe beson se do t’ia lëshojnë vizën.
Por, Arbana Xharra thotë se nuk mjafton vetëm deklaratat patetike se je me SHBA por duhet të mos pozicionohesh kundër tyre.
“Nuk ju ben proamerikan nje flamur ne tavolinat e juaja te punes, e as deklaratat patetike se jeni me SHBA, kur veprimet i keni kunder aleatit tane me te madh. Kujtojeni 1998/1999 kush ju doli krah?! Kush na shpetoi nga gjenocidi? Amerika! Kush ishte aleati i UÇK-se kunder forcave militare te Millosheviqit, Amerika! Sot keni zgjedhe me permbyse gjithe ate mbeshtetje gjithe ate aleance. Edhe po cuditeni pse nuk po merrni viza?!”, ka shtuar Xharra.
Kryeministri i Kosovës e ka planifikuar të shkojë për një vizitë në Shtetin e Iowas gjatë muajit të ardhshëm.
Është raportuar se Kryeministri, nëse merr vizën, të merr pjesë edhe në Lutjen e Mëngjesit në Amerikë.