Këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë: 18 vjeçarja kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital

Prishtinë | 24 Gus 2021 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Këshilltarja e lartë në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlije Balaj, ka thënë se 18 vjeçarja Marigona Osmani kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në Spitalin e Ferizajt të dielën nga dy të dyshuarin për vrasjen e saj, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Balaj në ATV tha se këto informacione si Ministri e Drejtësisë i kanë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i Marigonës është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, tha Balaj.

Balaj i ka quajtur skandaloze prononcimet për media të Prokurorisë Themelore dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj rreth rastit të 18 vjeçares.

“Unë mendoj që edhe Prokuroria edhe Gjykata (Themelore) në Ferizaj duhet te jenë të kujdesshëm me deklaratat e tyre sepse që të dyjat kanë qenë skandaloze sa i përket informimit të opinionit në lidhje me rastin në fjalë. Skandali i parë ishte kur prokurori doli dhe shpjegoi të dyshuarin kryesor si rast recidivistë dhe rasti i cili që nga viti 2013 ka aktakuza të ngritur në gjyqësi sa i përket tentimit të vrasjes”, – u shpreh ajo.

Ndërkaq Balaj tutje tha edhe më skandaloze ishte deklarata e Gjykatësit sot, kur tha se dyshimet kryesor për vrasjen e 18-vjeçares kanë të bëjnë më xhelozi.

“Skandali i dytë ishte nga ana e gjyqtarit i cili pa u zhvillu hetimet dhe pa u mbyllë hetimet del me një deklaratë të tillë duke e arsyetuar të dyshuarin kryesor për vrasje e Marigonës kinse këtë vrasje e ka bërë për xhelozi”, – tha tutje Balaj.

Të ngjashme