Kështjella mbresëlënëse e Krujës, e cila përcjell shumë tradita brez pas brezi është objekti kryesor turistik në qytetin e lashtë të Krujës
Në Juglindje të Evropës, në qytetin e bukur të Krujës gjendet kështjella e cila u rezistoi tri rrethimeve të turqve në shekullin e 15-të. Kështjella e Krujës nën udhëheqjen historike të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu i rezistoi pushtimit otoman me një guxim, i cili ende reflekton esencën e tij.
Kështjella e Krujës zë vendin e dytë në listën e dhjetë kështjellave më të bukura në Evropë, të publikuar nga Skyscanner. Në lartësinë prej 557 metra, kjo kështjellë ka një muze, i cili përmban të dokumentuara gjësendet e Skënderbeut.
Në këtë listë vendin e parë si kështjella më e bukur në Evropë, e zë kështjella madhështore Bran që gjendet në Rumani, duke pasuar në vendin e dytë kështjella e Krujës, më pas kështjella e bukur malore e Kotorit në San Giovanni të Malit të Zi.
Vendin e katërt e zë kështjella e Carevetsit në Bullgari, kështjellë kjo e cila zotëron një mrekulli arkitekturore mesjetare.
Kështjella Château de Commarque në Francë, zë vendin e pestë në listën e kështjellave më të bukura në Evropë, kjo kështjellë qëndron mbretërisht mbi një projeksion shkëmbor në luginën e lumit La Beune.
Në Irlandën veriore gjendet kështjella e Dunluce, e cila ndonëse tani e rrënuar reflekton bukurinë e saj mahnitëse, e cila i shërbeu të renditet në vendin e gjashtë në këtë listë.
Në vendin e shtatë gjendet kështjella me stil gotik e Charleville, që ndodhet në Kontenë Offaly në Irlandë.
Kështjella e Edinburgut e ndërtuar mbi një vullkan të shuar në Skoci, e cila ruan ende rëndësinë ushtarake është kështjella e tetë në këtë listë si më e bukura në Evropë. Pas saj në vendin e nëntë pozicionohet kështjella Predjama që gjendet në Slloveni. Kjo kështjellë tani ruhet si një muze dhe në të gjenden sende të mrekullueshme si armë dhe piktura.
E fundit në këtë listë, zë vend kështjella e Chillinghamit e Anglisë, e cila është e famshme për dëshmitë, për shfaqje fantazmash dhe ndodhi paranormale në kohët e fundit.