Kështu do të adresohet mungesa e Meghan në “Suits”

SUITS -- Season:5 -- Pictured: (l-r) Patrick J. Adams as Michael Ross, Meghan Markle as Rachel Zane -- (Photo by: Nigel Parry/USA Network)
Prishtinë | 10 Kor 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Patrick J. Adams do të rikthehet në serilain televiziv Suits për episodin e pestë në sezonin e nëntë dhe të fundit, edhe pse e dashura e tij filmike, Meghan Markle, nuk do të jetë aty.

Aktori 37-vjeçar thotë se gjatë episodit seriali do të adresojë se ku është Rachel Zane.

“Për Mike, ky është vetëm një udhëtim për në New York”, tha Patrick për Entertainment Tonight. “Ai është në Seattle, [Mike dhe Rachel] janë duke e ndërtuar jetën e tyre së bashku, tingëllon se po ia kalojnë mirë”.

“Mua më duket se Mike është në një vend të mrekullueshëm. Çkado që është duke ndodhur në Seattle është vërtetë e mirë”, tha Patrick. “Është një telefonatë ku Rachel thotë: “Mirupafshim. Të dua”, dhe e dini, unë mendoj se në mënyrë të dukshme ajo është ende aty dhe pjesë e serialit”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme