Kreu i FFK-së, Agim Ademi ka njoftuar se janë të gatshëm për rritjen e kapacitetit të ulseve në “Fadil Vokrri”. Ademi ka thënë se stadiumi i kryeqytetit do të rritet për 8000 ulëse.
Për këtë projekt, kryetari i Federatës ka thënë se pret përgjigje nga institucionet lokale e qëndrore.
“Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse. Presim përgjigjen nga institucionet lokale e qendrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm e të domosdoshëm” shkruan Ademi në njoftim.
Më poshtë i gjeni disa foto se si do të duket stadiumi me kapacitet më të madh.