Dy ditët në vijim rënie e lehtë e temperaturave. Mbetet mot i ndryshueshëm, me diell dhe vransira, pasdite me mundësi për reshje lokale shiu
Situata sinoptike mbi rajonin tonë mbetet e njëjtë edhe në ditët e ardhshme, bën të ditur Prishtina Weather.
Si do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?
Shërbimi i meteorologjisë njofton se fusha të presionit të ulët të ardhura nga Atlantiku do të favorizojnë mot jostabil, me vranësira dhe diell, derisa orëve të pasdites paraqiten mundësi për reshje lokale shiu, të përcjella edhe me bubullima.
“Ndërkohë në dy ditët në vijim do të shtrihen masa pak më të freskëta ajrore, që do të zbresin lehtë temperaturat”, thekson PW.
Sipas PW, në fundjavë nga Afrika veriore pritet të depërtojnë masa të ngrohta ajrore, që sjellin rritje të temperaturave, e ditën e shtunë me mundësi më të vogla për reshje. Mirëpo, nga dita e diel sërish priten zhvillime të reshjeve lokale të shiut dhe bubullimave.
Parashikimi për periudhën 11-15 qershor:
11.06 – Ngrohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.
12.06 – Pjesërisht vranët, me më shumë intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë, kryesisht në lindje dhe verilindje të vendit.
13.06 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët.
14.06 – Shumë ngrohtë, paradite kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët me reshje lokale shiu dhe bubullima.
15.06 – Pjesërisht vranët. Pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 9C deri 14C, e maksimalet nga 23C deri 27C.
Era do të fryjë mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi 3-10m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht nën vlera normale.