Kështu do të mbajmë zgjedhje çdo 6 muaj

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 10:50 | Nga Driton Smakaj

Qysh janë kurthue me Gjykatën Kushtetuese, kjo klasë politike nuk i kanë lanë vetes tjetër rrugë veç me mbajtë zgjedhje çdo 6 muaj.

Tash edhe me i çertifikua të gjitha listat kështu siç janë, çdo zgjedhje e qeverisë që ndodhë pas këtyre zgjedhjeve, dikush ka me çua në Gjykatën Kushtetuese.

Pastaj Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse me e shpallë jovalide për shkak të vendimit për Etem Arifin.

Pastaj shkojmë prapë në zgjedhje. E prapë në lista ka me qenë dikush me vepër penale.

Prapë shkojmë në Gjykatën Kushtetuese, e pastaj prapë në zgjedhje.

Shumë zemra ju kam!
😁

Rrofshin ZGJEDHJET E LIRA!

Të ngjashme