Kështu duket Autostrada “Arbën Xhaferi” (Foto)

Prishtinë | 31 Dhj 2016 | 11:03 | Nga

20 kilometrat e parë të Autostradës “Arbën Xhaferi”, tashmë janë të gatshme të lëshohen në qarkullim.

Ministria e Infrastrukturës do të organizojë ceremoninë e hapjes së nyjeve lidhëse Konjuh dhe Babush të Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ministri Zhakru ka theksuar se njëzetë kilometrat e para të Autostradës në drejtim të Shkupit do të lëshohen për qarkullim nga sot.

Ekonomia Online përmes fotografive ua sjell pamjet e segmentit të parë C1 në gjatësi prej 20 km që është prej kyçjes të autostradës Ibrahim Rugova, me autostradën Arbër Xhaferi, deri në Babush.

Në këtë përurim të pranishëm do të jenë edhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, zëvendëskryeministra, ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, ministra të tjerë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, zëvendësministra, ambasadorë, kryetarë të komunave, dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve vendore.

15823753_1656161061065930_1319373384_o

15820999_1656161071065929_1702932611_o

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme