Tash e sa muaj ka qenë duke u rregulluar bazamenti për monumentin Newborn në Prishtinë.
E siç duket, punimet kanë përfunduar sonte.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shpërndarë pamjet e reja të këtij monumenti simbolik të Kosovës.
“Kështu duket monumenti NEWBORN dhe hapësira e rregulluar perreth.
E gëzofsh Prishtinë!”
Pa dyshim, që bazamenti i vendosur ka bërë që Newborn të jetë i veqantë më shumë.