Kështu e uron Aziz Salihu Majlinda Kelmendin

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 08:35 | Nga

Edhe pse në gjendje të rëndë e i shtrirë në spital tash e disa muaj, boksieri më i madh në sportin shqiptar, Aziz Salihu, ka uruar Majlinda Kelmedin për medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” që po mbahen në Brazil.

Ish fituesi i medaljes olimpike, Aziz Salihu, ka uruar krenarinë e vendit tonë përmes rrjeteve sociale, teksa është shprehur i zhgënjyer që për shkak të sëmundjes, nuk ka mundur të jetë prezent në Rio për ta shijuar këtë sukses historik.

“Edhe pse për momentin jam në gjendje të rënd shëndetësore, në një prej spitaleve të Stambollit, interesohem dhe i përcjelli me zemër sportistët tanë në Olimpiadë dhe më dhemb zemra që nuk jam prezent në Rio. Majlinda fiton hiq më pak se medaljen e Artë… Urime Majlinda Urime Kosova”, ka shkruar Aziz Salihu.

Aziz Salihu ka disa ditë që ka udhëtuar në Turqi pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme