Një ditë pasi kryeministri Ramush Haradinaj bëri bujë me një fotografi duke i dhuruar bashkëshortes së tij, Anitës, një buqetë të madhe me lule me rastin e Shën Valentinit, ka ardhur dhe “reagimi” i vëllait të tij.
Lola Haradinaj ka postuar një imazh në rrjetet sociale teksa shfaqet pranë bashkëshortit, deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj.
“Dita e Shën Valentinit#ti dhe unë #gjithmonë”, ka shkruar Lola në foton me Dautin. Ata duken tejet në formë dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Theksojmë se, Lola është e martuar prej vitesh me deputetin, Haradinaj dhe janë prindër të dy fëmijëve.