Shpesh ndodh që të vidhet wirelessi nga persona të papërgjegjshëm. Në qoftë se dyshoni se dikush po ua vjedh edhe juve Wi-Fi’në, atëherë përmes këtyre hapave mund ta kuptoni kush
Shkoni te faqja “router administration page” dhe kyçuni aty duke shkruar kodin e cila gjendet në kutinë që e përçon wirelessin. Kodi fillon me 192.168.1.1 ose 1.2. – varet nga versioni, shkruan The Sun.
Pas kësaj, në opsionin “wireless configuration,” “wireless status,” ose në listën “DHCP client” mund të shikoni se kush është lidhur me internetin e juaj.
Nëse ju ndodhë një gjë e tillë, do të ishte mirë ta ndërroni fjalëkalimin e wirelessit tuaj, pasi një gjë të tillë mund të përsëritet.