AUV-i konfirmon vjedhjen e kasafortës, nuk jep detaje se çfarë kishte në të

Fushë-Kosovë | 22 Tet 2020 | 15:13 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) Naser Krasniqi, ka konfirmuar së në këtë objekt ka pasur vjedhje të kasafortës, raporton Ekonomia Online.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje se çfarë ka pasur në kasafortë duke thënë se çdo deklarim mund të dëmtojë procesin e hetimeve i cili është duke u kryer nga Policia.

“Konfirmojë se në AUV ka pasur një ndërhyrje gjatë natës së mbrëmshme, ku personat e paautorizuar kanë hyrë, edhe pse objekti është i ruajtur nga Policia”.

“Rasti është duke u hetuar nga Policia dhe ne nuk mund të japim detaje të tjera, deri sa të përfundojë hetimi. Dyshohet se personat kanë hyrë nga pjesa e pasme të objektit”, ka thënë ai.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

“Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt të AVUK-ut në Fushë-Kosovë është kryer një vjedhje”.

“Njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka thënë ai për EO.

Të ngjashme