Pediatrit amerikanë u kanë dërguar njerëzve të rritur letër të hapur nëpërmjet së cilës i këshillojnë që fëmijëve të mos u dhurojnë lodra makina të ndryshme dhe lojëra digjitale, por që më mirë është t’i zgjedhin lodrat klasike
Hulumtimet tregojnë që dritat dhe tingujt me të cilat janë të pajisura lodrat digjitale mund të pengojnë fëmijët në zhvillimin e tyre social. Për ta kuptuar këtë, duhet shkuar një hap prapa.
“Më të mira janë ato lodra të cilat nxisin fëmijët të komunikojnë me prindërit dhe me anëtarët e tjerë të familjes”, porosisin pediatrit, mirëpo shtojnë që e kuptojnë përse prindërit mendojnë që lodrat moderne dhe digjitale janë më të mira për fëmijët e tyre.
“Rritja e tregut të ashtuquajtur të lodrave edukative dhe shfaqja e lodrave virtuale në mediet digjitale i kanë bindur prindërit që të mendojnë se ato lodra patjetër mund të jenë më të mira se të vjetrat, e pra kjo nuk është e vërtetë”, rekomandojnë pediatrit.
Aq më shumë, jo rrallë janë më të mira ato lodra të cilat nuk jeni të detyruar t’i kyçni në rrymë elektrike apo t’u vendosni bateri. Dhuroni fëmijës kube lego, set çaji, lapsa me ngjyra, apo top.
Studimi ka treguar që fëmijët janë më pak të lidhur me prindërit dhe me vëllezërit e tyre kur kanë luajtur me lodra digjitale. Kjo i ka çuar deri në zvogëlim të aftësive kognitive, gjuhësore dhe motorike.
Veç kësaj, psikologët tashmë një kohë të gjatë paralajmërojnë që vogëlushët shumë kohë kalojnë para ekraneve të telefonave të mençur.
Duhet përmendur që pediatrit dhe psikologët këshillojnë prindërit që fëmijëve të vegjël nga mosha dyvjeçare fare të mos u japin në dorë tablete dhe telefona të mençur, sepse i bëjnë dëm zhvillimit të tyre.