Kështu u mashtruan qytetarët nga butiket në Albi Mall për “Black Friday”

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Një butik në qendrën tregtare ‘Albi Mall’, i ka mashtruar konsumatorët për ‘Black Friday’ duke vendosur çmime më të lartë në krahasim me atë se çfarë ishte para kësaj dite.

‘Black Friday’ shënon fillimin e sezonit të blerjeve të fundvitit dhe zakonisht është dita më e ngarkuar e blerjeve në vit. Dyqanet në këtë ditë ofrojnë çmime promocionale, oferta speciale që i bëjnë shumë njerëz ta kalojnë gjithë ditën duke vrapuar nga një dyqan në tjetrin.

Edhe në Prishtinë sot është shënuar ‘Black Friday’, ku disa nga dyqanet kanë zbritur çmimet e produkteve.

Mirëpo një butik në ‘Albi Mall’ nuk e ka bërë të njëjtën. Butiku në fjalë e ka rritur çmimin e produktit për ‘Black Friday’.

Kjo është xhiruar nga një klientë dhe është hedhur në rrjetet sociale.

Më poshtë mund ta shihni videon./Gazetametro

https://video.gjirafa.com/albi-mall-mp4
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme