Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, me autobus të hapur ka parakaluar nëpër sheshet e Prishtinës, ku është përshëndetur ngrohtësisht nga qytetarët e shumtë.
Kujtojmë se Majlinda Kelmendi ka bërë historinë, duke ia sjellë Kosovës medaljen e parë të artë, në pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike të mbajtura në Rio të Brazilit.
Majlinda, së bashku me xhudisten tjetër, Nora Gjakova, dhe trajnerin e tyre, Driton Kuka, më pas do të shkojnë në qytetin e tyre të lindjes, Pejë, ku po ashtu është organizuar një pritje.