Tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk e kanë nënshkruar mocionin që partia e tyre e ka iniciuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Burime të Gazetës Insajderi, kanë bërë me dije se këta janë deputetët që kanë shprehur qëndrime ndryshe sa i përket këtij mocioni. Janë deputeti Haxhi Avdyli, deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, deputeti Ardian Shala dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Se ka deputetë kundër këtij mocioni u shpreh edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili nuk përmendi emra përpos atë të Vjosa Osmanit.