Këta janë anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së AKA-së

Prishtinë | 19 Tet 2017 | 14:54 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA-së).

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë me qëllim të funksionalizimit, rritjes së cilësisë dhe efikasitetit të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Ndërsa, duke u bazuar në përgatitjen e tyre akademike, si dhe kontributin e dëshmuar në sferat përkatëse, për mandatin pesë vjeçar, KShC të ketë këtë përbërje:

Prof. Dr. Gazmend Luboteni, kryetar,

Dr. Sc. Spec. Rozafa Koliqi-Lila, nënkryetare,

Prof. Dr. Berim Ramosaj, anëtar,

Prof. Ass. Dr. Arben Qirezi, anëtar,

Dr. Sc. Ilir Doçi, anëtar,

Prof. Ass. Dr. Dukagjin Zeka, anëtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme