Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas rinumërimit të votave, ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale.
Kështu, janë publikuar edhe emrat e asamblistëve nëpër komuna të Kosovës.
Sipas rezultateve në Prishtinë, partia e cila do të ketë më së shumti përfaqësues në Kuvend do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 17 asamblistë.
Më pas vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 15 asamblistë, duke lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me gjashtë asamblistë, shkruan Zëri.
Më poshtë, emrat e asamblistëve të cilët kanë fituar ulëse në komunën e Prishtinës, nga secili subjekt politik.