Të hënën, për herë të shtatë, qeveria Hoti, do e sjell në Kuvend, projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Gjashtë herë ka dështuar kalimi i këtij projektligji, për shkak të mungesës së votave.Kjo pasi që koalicioni qeveritar nuk ka arritur që t’i mbledh të gjitha votat e partive në pushtet, për shkak të mungesës së disa deputetëve të tyre.
26 depuetë të LDK-së pritet të jenë të hënën në Kuvend dhe të votojnë pro projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, përjashto Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin.
14 vota do jenë nga AAK, 4 nga NISMA, 6 nga Grupi 6+, 10 nga Lista Serbe dhe pro këtij projektligji do të votojë edhe Veton Berisha.
Prezentë pritet të jetë edhe Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, të cilët herave të kaluara kur është hedhur në votim ky projektligj, nuk kanë qenë në seancë.
Në anën tjetër, se të hënën do të hidhet në votim, në një seancë të jashtëzakonshme, është konfirmuar nga shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.
Në një bisedë për Gazeta Blic, Gashi thotë se tashmë i kanë të garantuara 61 nënshkrime, dhe seanca e jashtëzakonshme pritet të mbahet të hënen.Ai tutje ka theksuar se ka edhe disa deputetë të tjerë të partive pozitare që nuk kanë nënshkru por që pritet të votojnë të hënen.
“Janë 61 deputetë të partive që janë në pushtet që e kanë nënshkru kërkesën për seancë të jashtëzakonshme. Ka disa deputetë të pushtetit që nuk e kanë nënshkru akoma por që pritet me e votu”, tha Gashi shkurt për Gazeta Blic.
Gashi, gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se pas nëshkrimeve të 61 deputetëve, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Blic.“Në emër të 61 deputetëve nënshkrues, sot kam kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë në orën 10:00, për ta votuar në lexim të parë projekt-ligjin per rimekembje ekonomike”Votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka dështuar të kalojë në Kuvend për të gjashtën herë me radhë.