Prokuroria e ka konfirmuar se pesë persona kanë ndërruar jetë në Gjilan
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nisur për media.
Sipas prokurorisë rasti ka ndodhur në lagjen “Bujanina” në Gjilan ndërsa, e ndjera V.B, ishte zyrtare policore.
Fillimisht, ajo dyshohet se ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.
E nga mediat u konfirmua edhe për dorasen e cila dyshohet të jetë Valdete Bllaca.
Mësohet se dy vëllezërit e Valdetes që kanë mbetur të vrarë, janë Fisnik e Blerim Bllaca.