Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjilan

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 12:07 | Nga

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në qendër të Gjilanit.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Nuk dihen motivet e ngjarjes ende. Njësitë relevante të Policisë tashmë janë në vend ngjarje”, ka thënë Hashani.

Ndryshe Indeksonline mëson se ngjarja ka ndodhur në qendër të Gjilanit, pikërisht në pjesën e njohur si lokalet e argjendarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme