Këta janë emrat e 173 xhihadistëve të ISIS, të gatshëm ta sulmojnë Evropën

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 15:36 | Nga

Një dosje me emrat e madje 173 pjesëtarëve të ashtuquajturit Shteti Islamik është gjetur në një vend të fshehët në Mosul.

Fjala është për listën e vetëvrasësve potencial të cilët ishin të përgatitur ta sulmojnë Evropën si hakmarrje për disfatat e ISIS-it në Irak dhe Siri.

Dosjen e kanë gjetur forcat speciale irakiane gjatë çlirimit të Mosulit para disa muajve. Ata këtë dosje ia kanë dorëzuar shërbimeve amerikane për evakuim, ndërsa këta më pas ia kanë dorëzuar Interpolit. Në maj, Interpoli e ka dërguar listën të gjithë shërbimeve sekrete evropiane, raporton Welt.

Me emrat e xhihadistëve, në dokument gjenden edhe fotografitë e tyre dhe vendet e prejardhjes. Disa fotografi duken si ato të pasaportave. Në shumicën e fotografive terroristët buzëqeshin të gëzuar, derisa në disa duken të turpshëm dhe serioz.

Shumica janë nga Iraku, pastaj nga vendet tjera arabe siç është Tunizia, Maroku, Jordania dhe Arabia Saudite, por edhe nga ish Bashkimi Sovjetik, gjegjësisht nga Taxhikistani.

Mirëpo, gjashtë terroristë vinë nga Evropa, konkretisht nga Belgjika, Holanda, Franca dhe Gjermania.

Shtetasi i vetëm gjerman nga lista është Sami J. (27), i njohur qysh më herët si udhëheqës i organizatës vehabiste Milatu Ibrahim e cila është e ndaluar në Gjermani. Si edhe luftëtarët tjerë të ISIS-it, edhe Sami ka nofkën e vet, Abu Asi al-Almani, që do të thotë “gjermani” në gjuhën arabe.

Ai në vitin 2012 kishte udhëtuar në Egjipt, më pas në Libi dhe në fund në Siri ku i ishte bashkangjitur ISIS-it. Pastaj pas tij kishin shkuar edhe bashkëshortja dhe fëmija.

ISIS-i në korrik ka publikuar se Al-Almani kishte vdekur, duke mos theksuar se si. Shërbimet e inteligjencës së Perëndimit, dyshojnë se bëhet fjalë për dezinformatë e qëllimshme në mënyrë që ISIS të fshehë planin dhe ta kontrabandojë prapa në Evropë në misionin vetëvrasës.

Vlerësohet se madje 6.000 myslimanë evropian deri tani kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe Irak për Shtetin Islamik, prej të cilëve 940 nga Gjermania.

Mirëpo, disa janë kthyer në ndërkohë, shumica janë vrarë në luftime apo nëpër sulme vetëvrasëse. Sa janë ende në rajonin e “kalifatit” gjithnjë e më të vogël, nuk është e njohur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme