Komisioni ad-hoc i Kuvendit, të mërkurën ka përfunduar intervistimin e kandidatëve për Bord të Radiot Televizionit të Kosovës. Express ka siguruar emrat e përzgjedhur për listën e ngushtë
Nga rreth 100 kandidatë që janë intervistuar, të mërkurën është zgjedhur lista e ngushtë e kandidatëve për Bord të RTK-së, të cilët kanë treguar më shumë sukses në intervistë.
Gazeta Express ka siguruar emrat e 18 kandidatëve të cilët janë përzgjedhur në listën e ngushtë nga komisioni ad-hoc.
Procedura e intervistimit ka qenë e njëjtë për secilin kandidat, pyetjet kanë qenë të njëjta dhe secili ka pasur kohë 20 minuta për intervistim.
Intervistomi i kandidatëve ka filluar më 11 nëntor, dhe ka mbaruar të mërkurën, më 17 nëntor.
Anëtarë të komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e Bordit të RTK-së janë deputetët Doarsa Kica-Xhelili, Fitim Uka, Ardian Gola, Saranda Bogujevci, Armend Muja, Armend Zemaj, Mërgim Lushtaku, Albana Bytyqi dhe Duda Balje.
Ndryshe, në korrik të këtij viti, Kuvendi i Kosovës kishte shkarkuar Bordin e RTK-së.