Dita finale e aplikimit në KQZ të kandidatëve për kryetar të komunave ka afruar. Deri më tani thuajse të gjitha subjektet politike kanë bërë të ditur se me cilët kandidatë synojnë të qeverisin me komunat e Kosovës, shkruan Gazeta Monitor.
Partia e Ramush Haradinaj AAK deri më tani ka bërë të ditur disa nga emrat e kandidatëve me të cilët synon të marrë komunat kryesore të Kosovës.
Arbër Vllahiu është vetëm njëri nga ta që ka për synim postin e kryetarit dhe atë të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.
Vllahiu në këtë garë do të ketë për kundërshtar kreun aktual të Prishtinës Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje nga PDK Lirak Çelën dhe nga LDK Arban Abrashin.
Listës së kandidatëve të AAK-së për qeverisur me komunat tjera kryesore të Kosovës i shtohet edhe njëri nga fytyrat kryesore të AAK-së Ardian Gjini që synon të qeverisë me Gjakovën duke sfiduar kështu kryetaren aktuale të Gjakovës Mimoza Kusari-Lilën.
Deri më tani nga ajo që është publikuar AAK nuk ka kandiduar asnjë femër për postin e kryetarit të ndonjërës prej komunave të Kosovës. Më poshtë gjeni disa nga emrat e kandidatëve për kryetar të komunave që deri më tani janë bërë publik.
Smajl Latifi -Rahovec, Rexhep Kadriu -Gjilan, Xhafer Gashi- Obiliq, Bali Muharremaj- Suharekë, Zenun Elezaj- Klinë, Faton Jakupi -Kamenicë, Bashkim Ramosaj -Deçan, Fatmir Gashi- Pejë, Ardian Gjini -Gjakovë Agron Kuçi- Junik, Lutfi Bilalli- Vushtrri dhe Gani Dreshaj- Istog.