Qeveria nën udhëheqjen e liderit të AAK-së pritet të themelohet së shpejti, ndërkaq burime të Telegrafit kanë bërë me dije edhe emrat e kandidatëve për ministrave nga radhët e kësaj partie, që do të jenë pjesë e Qeverisë Haradinaj.
Telegrafi mëson se ish-kryetari i Gjakovës, njëherësh nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj pritet të udhëheq me Ministrinë e Infrastrukturës.
Me Ministrinë e Forcës së Sigurisë do të udhëheqë Rrustem Berisha, shkruan Telegrafi.
Ndërkaq, në ministrinë e tretë, saktësisht Ministrinë e Shëndetësisë që do të jetë po ashtu nën udhëheqjen e AAK-së gara është më e fortë. Kjo ministri do të udhëhiqet nga Ali Berisha ose Talat Gjinolli.
AAK po ashtu do të ketë në qeverinë e re edhe pesë poste zëvendësministrore.