Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar sot emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë.
Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin. Ndërkaq, si ministre të drejtësisë, Kurti ka njoftuar se kanë zgjedhur Albulena Haxhiun.
Ministër i Punëve të Jashtme, Blerim Reka ndërsa, Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.
Për Ministër të Ekonomisë ndërkaq ka propozuiar Rozeta Hajdarin. Arben Vitia ndërkaq është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.