Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës ka çuar në zbulimin e katër plantacioneve të kanabisit në fshatin Zhegovc të Gjilanit, ku u arrestuan tre persona.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se të dyshuarit janë Ardit Sylejmani rreth 34-vjeçar, Rinor Ahmeti rreth 27-vjeçar dhe Rinas Zeqiri rreth 25-vjeçar, të cilët dyshohet se ishin përfshirë në kultivimin e rreth 500 bimëve të kanabisit sativa, disa prej të cilave kishin arritur deri në 2 metra lartësi dhe ishin në fazë të avancuar për përpunim.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: • një armë e gjatë AK-47, • një karikator me 19 fishekë kalibër 7.62×39 mm, • pesë telefona, • si dhe një veturë Golf V.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, bimët narkotike janë asgjësuar në vendngjarje, nën mbikëqyrjen e Forenzikës Rajonale dhe Njësisë së Zjarrfikësve, për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit.
Pas intervistimit, tre të dyshuarit janë dërguar në ndalim prej 48 orësh.