Një aksion i Njësisë së Antidrogës në Policinë Rajonale na Pejë, i zhvilluar të shtunën në Klinë, rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar. Gjatë operacionit policor u zhvilluan edhe bastisje, me ç’rast u sekuestrua një sasi e drogës.
Dy të dyshuarit do ta hetohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit janë Gazmend Berisha, rreth 23-vjeçar, i cili u dërgua në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është N.Çitaku, i cili është liruar.
Policia ka kryer kontrollin në shtëpinë e Berishës, në koordinim me prokurorin dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, ku si rezultat janë gjetur një sasi e marihuanës, telefon, peshore e pajisje tjera.
I dyshuari tjetër Çitaku që në këtë rast ka qenë blerësi i substancave narkotike, po ashtu është kontrolluar dhe të i njëjti është gjetur marihuanë.
Provat e gjetura janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në Polici për intervistim.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, nëri është ndaluar e tjetri është liruar
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë.
Shënim: Personat e apostrofuar na këtë artikull prezumohen ta pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.