Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e dyfishtë që ndodhi një natë më parë në Deçan, ku të vdekur mbetën B.Ramaj dhe R.Ramaj.
Komandanti i Policisë në Deçan, Sejdë Dobraj, ka thënë se dy të dyshuarit e identifikuar për vrasjen e vëllezërve Ramaj janë babë e djalë.
Ai ka thënë se njëri është i arrestuar, ndërkaq personi i dytë gjendet në arrati dhe se presin që shumë shpejt edhe ai të arrestohet ose të dorëzohet.
Policia kanë thënë se babai 50 vjeçar dhe i biri 25 vjeçar dyshohet ta kenë kryer vrasjen.
E lajmi.net mëson se ata janë Salih Lushaj dhe Durim Lushaj.
Siç dihet, konflikti mes dy palëve filloi për një xham autobusi, pastaj u grushtuan e deri te përdorimi i armëve ku mbetën dy të vdekur.
Salih e Durim Lushaj, që të dytë babë e bir, konfirmohet se kryen vrasjen.
Vetëm brenda një jave në Kosovë raportohet të kenë ndodhur 6 vrasje. Një në Ferizaj, tri në Gjakovë dhe dy sonte në Deçan.