Këtë të diele do të fillojë stinori pranveror i Superligës së Kosovës në futboll, me pesë ndeshje në program.
Ndërkohë, të hënën do të luhet një ndeshje, transmeton Express.
Skuadra kryesuese në renditje, Llapi do të jetë mysafir i Prishtinës, që zë pozitën e dytë, në një ndeshje e cila mund të bëjë ndërrim të liderit pas kësaj jave.
Ndërsa dueli ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, skuadra këto të renditura në pozitat 3 dhe 4 në tabelë, pritet të jetë po ashtu shumë interesante.
Më poshtë mund t’i gjeni çiftet e javës së 19-të të Superligës:
E diel, 18 shkurt
Drenica – Besa
Liria – Vllaznia
Prishtina – Llapi
Trepça’89 – Vëllaznimi
Drita – Feronikeli
E hënë, 19 shkurt
Flamurtari – Gjilani