Chelsea pritet që ta zyrtarizojë Frank Lampard-in si trajner të ri të klubit, sipas raportimeven ga The Evening Standard.
Të Kaltërit kanë mbajtur bisedime me trajnerin e Derby County-n lidhur me mundësinë që ai ta zëvendësojë Maurizio Sarri-n në “Stamford Bridge”.
Lampard thuhet të jetë pajtuar me një kontratë trevjeçare dhe dëshiron të rikthehet te klubi ku është golashënuesi më i mirë.