Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger (67) deklaroi se fati i tij në klubin londinez do të dihet deri të mërkurën ose të enjten.
Trajnerit francez, i cili të shtunën me Arsenalin fitoi trofeun e shtatë në FA Kupë pas fitores ndaj Chelsea me 2:1, kontrata i skadon këtë verë, ndërsa për largimin e tij mediat britanike spekulojnë prej disa muajsh.
“Të martën kemi takim të Këshillit, ashtu që deri të mërkurën ose të enjten gjithçka do të bëhet e qartë”, deklaroi Wenger për BBC.
Arsenali nga viti 2002 ka fituar madje gjashtë trofe në FA Kupë, ndërsa Wenger ka fituar shtatë dhe për këtë është i vetmi në Angli.
Wenger është trajner i Arsenalit nga shtatori i vitit 1996, qëndrimin më të gjatë prej të gjithë trajnerëve të Premier Ligës.