Këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë të garave përfundimtare në volejboll

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Federata e Volejbollit e Kosovës ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve të Play-OFF që do të jenë në kalendarin e garave të kësaj mesjave.

Pas një starti të suksesshëm të ndeshjeve të para, ndeshjet e radhës do të sjellin emocione e radhës në të dy konkurencat.

Edhe pse ndeshjet do të zhvillohen në mungesë të shikuesve në palestra sportive, FVK është përkujdesur që adhuruesve të volejbollit të ju mundësoj ti ndjekin ndeshjet në TV.

Ekskluzivitetin për Superligën e meshkujve do ta ketë platforma e njohur sportive Art Motion, e cila do të sjellë për adhuruesit e këtij sporti, transmetime nga Prishtina, Ferizaj e Suhareka.

Në anën tjetër, FVK ka arritur marrëveshje me Radio Televizionin e Kosovës, të cilit ia ka besuar ekskluzivitetin e transmetimit të ndeshjeve në elitën e femrave në volejboll, nga Prishtina, Gjilani e Ferizaj.

17:00 | Theranda vs Prishtina Volley 17.06.2020, e mërkurë

17:00 | Ferizaj vs Luboteni 18.06.2020, e enjte

SUPERLIGA – FEMRAT
13:30 | M-Technologie vs Skenderaj 17.06.2020, e shtunë

18:00 | Drita vs Kastrioti 18.06.2020, e enjte

Të ngjashme