Këtë vit, Qeveria mundëson ndërtimin e 42 shtëpive për komunitetin rom

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 10:54 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kosovë po shënohet Dita e Komunitetit Rom. Për nder të kësaj dite Qeveria e Kosovës ka përgatitur një koktej, ku ishin të ftuar përfaqësues të komunitetit rom si dhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Zv. kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se komuniteti rom ka qenë pjesë e shumë proceseve të rëndësishme në Kosovë.

Sipas tij, romët në Kuvendin e Kosovës kanë pasur një zë shumë të fuqishëm.

“Sot është një ditë e veçantë meqë sot kremtojmë ditën e qytetarëve nga komuniteti rom në Kosovë. Është një ditë e rëndësishme në Kosovë pasi historikisht kemi jetuar bashkë shumë shekuj, kanë qenë pjesë e procesit të lirisë sonë të shtetndërtimit në Kosovë kanë marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës. Në Kuvendin e Kosovës romët kanë pasur një zë të fortë dhe të fuqishëm, kjo festë është një festë e të gjithëve në Kosovë meqë ne jemi një vend demokratik. Në këto 10 vite kemi pasë arritje konkrete për përfshirjen e komunitetit rom të gjitha fushat e jetës. Kemi një shembull ku në Prizren kemi kurrikulën në gjuhën rome”, tha Hoxhaj.

Albert Kinolli nga 6+ tha se këtë vit komuniteti rom do jetë përfitues i ndërtimit të 42 shtëpive, projekt ky i mundësuar nga Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Financave.

“Ne si komunitet rom nga Kosova duhet t’i jemi mirënjohës institucioneve të Kosovës për gjithë atë që ka bërë në përmirësimin e gjendjes së komunitetit rom. Jemi krenar që jemi pjesë e institucioneve të Kosovës, falënderojmë qeverinë që na ka mundësuar që të jemi edhe pjesë e ekipit negociator. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë dhe të sillemi konform përgjegjësive tona”, tha Kinolli.

“Me qeverinë e Kosovës dhe MMPS-në po fillojmë një projekt madhor që dukshëm do përmirësojë jetën e qytetarëve rom. Pozita e komunitetit rom nga viti në vit po përmirësohet. Komuniteti rom do jetë përfitues i ndërtimit të 42 shtëpive nga Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Financave”, tha Kinolli, raporton EO.

Të ngjashme