Këto dy shtete dje ishin në parg të konfliktit të armatosur

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes së Polonisë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë trupat ushtarake në kufi janë provokuar nga ushtarët e Bjellorusisë. Siç thotë kjo ministri, forcat bjelloruse kishin kërcënuar se do të shtinin me armë drejt ushtarëve polak.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur teksa ushtarët polak ishin duke lokalizuar një grup emigrantësh në afërsi të kufirit.

Megjithatë shtojnë se ushtarët polak kanë rezistuar të bien në provokim dhe situata s’ka eskaluar.

Të ngjashme