Dentistët këshillojnë konsumimin e frutave për zbardhjen e dhëmbëve
Një buzëqeshje e bukur është një “armë” për secilin prej nesh. Dhëmbët e bardhë janë një element shumë i rëndësishëm i bukurisë. Por të trokasësh shumë shpesh tek dera e dentistit është e lodhshme.
Ka shumë mënyra për zbardhjen e tyre, duke filluar nga procedurat mjekësore te dentistët e deri te të ngrënit ushqime që e ndihmojnë zbardhjen e dhëmbëve.
Dentistët këshillojnë konsumimin e mollëve, karotat, dardhat, si frutat të cilat do të ju ndihmonin t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale.
Mollët kanë fibra të cilat ju ndihmojnë që t’i zbardhni dhëmbët dhe t’i eliminoni bakteret nga goja.
Karotat janë shumë të mira për dhëmbë. Ato i pastrojnë njollat në dhëmbë dhe e përmirësojnë ngjyrën e tyre ndërsa në anën tjetër, dardhat janë shumë efektive në të mbajturit të shëndetshëm mishrat e dhëmbëve.