Është tejet natyrale dhe normale të flisni me shoqet e ngushta se çfarë po ndodhë me lidhjen tuaj, por ka disa gjëra të cilat ekspertët e lidhjeve mendojnë se më mirë është të mbesin mes juve dhe partnerit tuaj.
Kur po përjetoni një krizë seksuale…
A ka disa muaj ose javë që nuk keni bërë seks me partnerin? Nuk e dini përse, por për shkak të frustrimit e ndjeni nevojën t’ia shprehni brengat ndonjë shoqeje? Më mirë jo, mbajeni për vete!
Sipas ekspertëve, ky lloj komenti e normalizon një problem i cili duhet të adresohet, transmeton Telegrafi.
Veç tjerash, jeta seksuale është shumë private dhe kjo duhet të respektohet.
Kur partneri jua tregon fantazinë seksuale
Në sezonin e tretë të se-rialit “Friends”, një episod i tërë i kushtohet momentit kur Rachel i tregon shoqes së saj Phoebe rreth fantazisë së partnerit të vet (Ross) për Princeshën Leia – dhe Rossi gjatë tërë se-zonës është i zemëruar se përse ajo e ka ndarë këtë sekret.
Pra, siç e shpjegojnë edhe tera-pistët e seksit, shumica nga ne kemi fantazi me të cilat nuk ndjehemi komod, pra është tejet intime kur dikush ua tregon fantazinë.
Assesi mos i tregoni dikujt për fantazitë seksuale të partnerit sepse vetëm sa do të nxitni probleme.