30 femrat më të bukura në historinë e njerëzimit (FOTO)

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 19:22 | Nga

Një pjesë prej tyre janë në moshë të thyer, por që e ruajnë ende hijeshinë. Një pjesë prej tyre janë larguar nga kjo jetë. Por bukuria e tyre do të mbetet në përjetësi.

Bëhet fjalë për ikonat e bukurisë femërore që me talentin dhe hijeshinë e tyre bënë për vete ekranet e kinemave të çdo vendi të botë.

Këto janë 30 aktore më të bukura në historinë e njerëzimit në fotografi bardhezi.

1. Grace Kelly

grace-kelly

Grace la gjurmë në historinë e njerëzimit, si ikonë e modës , kinematografisë, por dhe e bukurisë – madje, fytyra e saj konsiderohet si një prej fytyrave më të përkryera femrërore.

Gjatë ditëve të festivalit të filmit në Kanë më 1955, ajo u njoh me princin Ranier III të Monakos dhe një vit më vonë, Princi i propozoi të martoheshin. Aktorja Kelly, i cila sapo kishte marrë një ofertë kontrate prej 28 milionë dollarësh për filma nga Hollywoodi, heq dorë nga karriera filmike, u martua dhe për 25 vjet u njoh si Princesha Grace e Monakos. Vdiq në vitin 1982 në një aksident.

2. Claudia Cardinale

ikona bukuria2

Claudia përshkruhet si një prej femrave më të bukura italiane të të gjitha kohëve.

3. Brigitte Bardot

ikona bukuria3

Francezja mahnitëse , dikur modele e famshme, që u shndërrua në ikonë të kinematografisë – dikur njihej si femra më e bukuri të pakrahasueshme

4. Elizabeth Taylor

ikona bukuria4

Bukuroshja me sy karakteristikë që dikur  kishte pushtuar Hollywoodin. Mjafton të thuhet, e martuar tetë herë me shtatë meshkuj të ndryshëm

5. Sophia Loren

ikona bukuria5

Fituesja e çmimit akademik Oscar, sot njihet si një prej femrave me të bukura në historinë e njerëzimit

6. Ornella Muti

ikona bukuria6

Bukuroshja italiane çdo herë është radhitur në mesin e femrave më të bukura në botë

7. Anna Karina

ikona bukuria7

Danezja Anna Karina ishte seks-simboli i viteve të ’60-të, e njohur sidomos për bukurinë e syve të saj

8. Audrey Hepburn

ikona bukuria8

Ikonë e modës, kinematografisë dhe filantrope, Audrey njihet edhe si ndër aktoret e rralla që ka fituar të gjitha çmimet e mundshme të kinematografisë

9. Susan Peters

ikona bukuria9

Susan pati një ngritje të shpejtë në karrierë, por nuk mundi të ballafaqohej me famën e saj, kështu që vdiq e re në moshën 31 vjeçe

10. Jane Seymour

ikona bukuria10

Bukuria e Janet është vërejtur që në rininë e saj, kur e angazhua në filmin James Bond, “Live and Let Die”

11. Natalie Wood

ikona bukuria11

Aktore me prejardhje ruse që bëri emër në Hollywood, por që ka vdekur në rrethana të dyshimta

12. Marilyn Monroe

ikona bukuria12

A kemi nevojë të shkruajmë diçka për bionden e famshme, apo për femrën që njihet si seks simboli i të gjitha kohërave?

13. Anita Ekberg

ikona bukuria13

Fama e saj kishte nisi në vitin 1950, kur ishte ishte zgjedhur Miss Suedia.

14. Ava Gardner

ikona bukuria14

Aktorja më e famshme brune – e ndjekur nga shumë skandale gjatë jetës së saj – të cilat thuhet se kanë lindur  për shkak të bukurisë së saj.

15. Lauren Bacall

ikona bukuria15

Diva e kinematografisë dhe e bukurisë që njihet për lidhjet/martesat e saj me meshkujt me të famshëm të Hollywoodit

16. Gene Tierney

ikona bukuria16

Aktore e famshme e viteve të ’40-të, ’50-të që mahnitse me bukurinë e saj

17. Adriana Benetti

Adriana Benetti

Në mesin e shumë përshkrimeve për bukurinë e saj, veçojmë: Duket sikur ka ardhur nga Parajsa

18. Leslie Caron

ikona bukuria18

Balerinë franceze që la gjurmë në kinematografinë botërore. Ajo është paraqitur në mbi 45 filma

19. Joan Bennet

ikona bukuria19

Nëse dikush ka arritur të tregonte se duhanpirja është seksi, atëherë Joan nuk kishte konkurrencë

20. Paulette Goddard

ikona bukuria20

Paulette ishte një sirenë e vërtetë – që me shikimin e saj sikur pushtonte detërat

21. Ingrid Bergman

ikona bukuria21

Me pak fjalë e kanë përshkruar si femra me bukuri magjepsëse

22. Marlene Dietrich

ikona bukuria22

Balerinë, aktore, bukuroshe, çka mund të kërkohej më shumë prej aktores me prejardhje gjermane Marlene– që njihet si aktorja më e paguar e kinematografisë

23. Vivien Leigh

ikona bukuria23

E njihur si aktore e përkryer, por dhe për bukurinë e saj.

24. Monica Bellucci

black_and_white_monica_bellucci_1

Për ikonën e bukurisë mesdhetare komentet janë të tepërta.

25. María Félix

ikona bukuria25

Konsiderohet si fytyra më e bukur që ka njohur ndonjëherë në histori kinematografia meksikane.

26. Capucine

ikona bukuria26

E lindur në Francë, Capucine njihet si një prej modeleve dhe aktoreve më të famshme të viteve të ’60-të.

27. Maureen O’Hara

ikona bukuria27

Aktorja flokëkuqe me prejardhje nga Irlanda, O’Hara konsiderohet si një prej femrave më tërheqëse në botën e kinematografisë.

28. Barbara Brylska

kinopoisk.ru

Aktorja kontraverse Brylska (1941), konsiderohet si femra më e bukur polake e të gjitha kohërave.

29. Yulia Borisova

ikona bukuria29

Yulia Borisova(1925), aktore e njohur ruse e Teatrit Akademik “Yevgeny Vakhtangov”.

30- Michelle Marie Pfeiffer

a6eb183e02c34ea34e8c5c27f8d7d2a6

Të ngjashme