Dizeli zë pjesë të madhe dhe të rëndësishme të industrisë së automobilizmit. Performanca e këtij tipi të karburantit e ka bërë favorit në mesin e blerësve të automobilave.
Por skandalet e fundit për emetim gazrash nga automobilat dizelë kanë shtyrë kompanitë të mendojnë për largimin e plotë të këtij karburanti.
Me rënien e shitjeve, sidomos në Evropë, kompanitë kanë njoftuar se do ta heqin dizelin nga automobilat e tyre.
Këto janë kompanitë që kanë bërë një gjë të tillë:
Alfa Romeo
Fiat
Jeep
Lexus
Maserati
Mitsubishi
Nissan
Polestar
Porsche
Smart
Suzuki
Toyota
Volvo