Reperi Besnik Canolli, i njohur si 2po2 është mjaft i pëlqyer dhe i kërkuar nga publiku shqiptar.
Ndonëse nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, prapë se prapë ai numëron me mijëra ndjekës në to.
Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet bashkë me bashkëshorten e tij, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar disa fjalë të përzemërta me rastin e ditëlindjes së saj.
“Pa poezi vetëm thjeshtë Urime, e i bëfsh 100 të lumtura” shkruan ndër të tjerash 2po2.
Ai ka vite që jeton me bashkëshorten dhe fëmijët e tij në Francë, gjersa është vazhdimisht i pranishëm në skenën shqiptare me projekte muzikore dhe koncerte.