Këto janë komunat më të mira në fushën e prokurimit publik

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 16:44 | Nga

Hani i Elezit, Podujeva dhe Shtimja edhe në fushën e prokurimit nuk kanë shkelje sipas Auditimeve dhe raporteve të auditimeve që kanë pasur si organizata buxhetore.

Pasi që kanë menaxhuar ndershëm me paranë publike janë komunat më transparente në fushën e prokurimit publik, pra janë komunat më të mira që kanë menaxhuar paranë publike dhe projektet si kapitale poashtu edhe në kategoritë e tjera mallra dhe shërbime, subvencione etj, sipas Ligjit të prokurimit publik, që do të thotë se nuk ka të gjetura apo Auditori nuk ka gjetur shkelje në prokurimin e këtyre komunave, tha Auditori Gjeneral Besnik Osmani gjatë një interviste me dt.05.12.2016 në Klan Kosova në Ora e Fundit.

Shpenzimi transparent dhe ruajtja e parasë publike nga këto komuna apo qeveri të pushtetit lokal ka bërë që të jenë ndër komunat më të mira në udhëheqjen e procedurave të prokurimit dhe shpenzimin e parasë publike.

Urojmë që gjitha komunat ta ndjekin rrugën e top-tri qeverive komunale Hanit te Elezit, Podujevës dhe Shtimes për menaxhimin e parasë publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme